Jashari shkon për të nënshkruar me stilolaps të vetin

- Bota Sot

Jashari shkon për të nënshkruar me stilolaps të vetin

Ardon Jashari ka treguar një përkushtim të rrallë ndaj klubit të ri, Milanit.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane është parë të marrë me vete stilolapsin personal në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës me kuqezinjtë, një gjest simbolik që tregon sesa shumë e ka dashur dhe ëndërruar këtë moment.

Për Jasharin, kalimi te Milani nuk është vetëm një hap i rëndësishëm në karrierë, por edhe realizimi i një ëndrre të kahmotshme.

Ky detaj i veçantë, marrja e stilolapsit të vet për firmosjen e kontratës flet për emocionin dhe lidhjen personale që ai ndjen ndaj këtij klubi.

Jashari u pa i veshur elegant në ceremoninë e nënshkrimit dhe një stilolaps në xhepin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot