Laporta: Shpresojmë të ndodhë këtë sezon

- Bota Sot

Laporta: Shpresojmë të ndodhë këtë sezon

Në një intervistë me CNN, presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, përsëriti ambicien e klubit katalanas.

Ndërsa vlerësoi sezonin e jashtëzakonshëm të Paris Saint-Germain, lideri i Blaugrana shprehu dëshirën e tij për ta parë klubin e tij të përballet me parisienët, ndoshta në finalen e Champions League.

Ai tha: “PSG ishte shumë i mirë vitin e kaluar, në Champions dhe Ligue 1, dhe luajtën futboll të shkëlqyer. Ata kanë një trajner të shkëlqyer, lojtarë të shkëlqyer, janë një ekip i shkëlqyer”.

“Fatkeqësisht, nuk ishim në gjendje të luanim kundër tyre. Është një ndeshje që bota e futbollit e ka pritur me padurim; ne ishim dy ekipet më konkurruese dhe në formë sezonin e kaluar.

Shpresoj se mund të luajmë kundër tyre këtë sezon për të parë se kush është ekipi më i mirë”.

Ai më pas përsëriti: “Të gjithë ata që e duan futbollin thonë se vitin e kaluar PSG dhe Barça luajtën futbollin më të mirë në botë. Ne nuk ishim në gjendje të luanim Kupën e Botës për Klube ose finalen e Champions League kundër tyre, por ndoshta me formatin e ri të Champions-it, kjo do të ndodhë.

“Jam i sigurt se edhe Ceferin do të donte ta shihte këtë ndeshje, dhe ne do të kemi mundësinë ta shohim këtë sezon”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot