Superjahti "Amadea", të cilin Shtetet e Bashkuara e sekuestruan në vitin 2022 nga oligarku rus Suleiman Kerimov, do të nxirret në ankand deri më 10 shtator.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, anija 106 metra e gjatë me pishinë, xhakuzi, pistë uljeje helikopterësh dhe palestër që mund të akomodojë deri në gjashtëmbëdhjetë pasagjerë në tetë kabina luksoze vlerësohet të ketë një vlerë prej 325 milionë dollarësh, raporton KosovaPress.
Jahti besohet se i përket oligarkut Suleiman Kerimov, i cili është nën sanksione të SHBA-së.
Anija u sekuestrua në Fixhi tri vjet më parë nga Operacioni KleptoCapture, një grup pune i Departamentit të Drejtësisë i cili është shpërbërë dhe i nisur në vitin 2022 për të sekuestruar asetet e oligarkëve të sanksionuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.