Debuton kundër Egnatias, trajneri Senzen: Një ndeshje pa favoritë

- Bota Sot

Debuton kundër Egnatias, trajneri Senzen: Një ndeshje pa favoritë

Vetëm një ditë më parë, pas humbjes në kampionat përballë Celjes, drejtuesit Olimpija Ljubljanës, kundërshtarit të Egnatias në turin e tretë të Conference League vendosën që të shkarkonin trajnerin Jorge Simao.

Skuadrën sllovene në sfidën e nesërme kundër Egnatias do ta drejtojë trajneri i përkohshëm Ivan Senzen.

Pas seancës stërvitore të sotme në Stožice, trajneri i përkohshëm i Olimpja Ljubjanës, Ivan Senzen, debutoi para mikrofonëve. Në shoqërinë e drejtorit sportiv Goran Boromisa, ai foli për pritjet për ndeshjen evropiane kundër Egnatias.

“Jemi të përqendruar te vetja sepse e dimë që duhet të jemi në kulmin tonë. Nuk ka favoritë në këtë ndeshje.

Pavarësisht faktit që mora drejtimin e ekipit rreth 24 orë më parë, është e qartë se atmosfera është pozitive. Lojtarët e dinë se çfarë do të thotë ndeshja e nesërme, ata e dinë se çfarë do të thotë të luash për këtë klub. Kemi pasur shumë biseda.

Nuk dua të zbuloj shumë, do të shihni gjithçka rreth përzgjedhjes së lojtarëve nesër. Por e di që Olimpija duhet të luajë futboll sulmues. E kemi analizuar mirë kundërshtarin, por para së gjithash jemi të përqendruar te vetja”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Olimpja Ljubjanës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot