Milani mund të përballet me një tjetër largim këtë afat kalimtar.
Pas asaj të Reijndersit, nga Milani pritet të largohet edhe Malick Thiaw, i cili ka arritur një marrëveshje verbale me klubin e Premierligës, Newcastle United.
Palët janë dakorduar për një kontratë katërvjeçare, me bisedimet që po vazhdojnë mes tyre.
Thiaw, bëri rreth 31 paraqitje me “Rossonerët”, ku shënoi 1 gol dhe 1 asist.