Chelsea ka arritur marrëveshjen për huazimin e sulmuesit të tyre, Marc Guiu te Sunderlandi.
Ish-lojtari i “La Masia”, do të jetë i huazuar te klubi i sapongjitur në Premierligë për tërë sezonin, duke pasur mundësinë që të marrë minuta të rregullta.
Guiu, do të jetë blerja e 9-të e “Macave të Zeza”, të cilët do të synojnë mbetjen në elitën e futbollit anglez.
Spanjolli, sezonin që lamë pas bëri 16 paraqitje me Chelsean, duke shënuar 6 gola dhe arriti të fitonte Conference League si dhe Botërorin e Klubeve.