Trajneri i Hajduk Split, Gonzalo Garcia do të përballet nesër me Dinamon e Ilirt Dajës në Conference League, raundi i 3-të . Në prag të këtij ballafaqimi, “timonieri” iberikas ka analizuar rivalin, duke përmendur edhe pikat e forta të dinamovitët. Ai ka folur me superlativa për ekipin shqiptar, si në strategjian e Dianmos, ashtu edhe për eksperiencën e Ilir Dajës:
“Dinamo është e mirë, qëndrojnë mirë në fushë dhe bëjnë presing. Kanë një ide të ndryshme, e kontrollojnë lojën në shumicën e ndeshjeve, kanë një trajner të mirë dhe lojtarë me përvojë. Do të jenë një kundërshtar i vështirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën nesër dhe në ndeshjen e kthimit.
Pavarësisht se si përfundon nesër, do të kemi edhe 90 minuta të tjera në Shqipëri.
Sipas meje, skuadra e tyre luan mirë, ndryshe. Trajneri Daja ka fituar kampionate, ai është ndoshta më i suksesshmi në kampionatin e tyre. Mund ta shihni në mënyrën se si luajnë. Mund të humbasësh duele, në rregull. Zemërohem kur një lojtar mund të bëjë diçka të lehtë, por zgjedh diçka të vështirë ose të komplikuar.
Një herë është në rregull, por pesë herë radhazi… Zemërohem nëse bëjmë gjëra që nuk kemi nevojë t’i bëjmë. Por lojtarët janë shumë të rinj, japin gjithçka, ndonjëherë mendja e tyre është më e shpejtë se këmbët. Kjo ndodh. Jemi në proces, po e marrim hap pas hapi. Lojtarët janë të freskët, mirë fizikisht.
Nëse e shikon klubin, atëherë po, por ne jemi favoritë kundër pothuajse të gjithë atyre që luajmë tani. Nuk e di nëse jemi favoritë. Mendoj se jemi një ekip që po rritet, nëse bëjmë më të mirën tonë jemi favoritë. Por do ta shohim në ndeshje”.