Nga Dinamo Zagreb te Legia Varshavë, Vllaznia firmos me yllin e “Dardanëve”

- Bota Sot

Nga Dinamo Zagreb te Legia Varshavë, Vllaznia firmos me yllin e “Dardanëve”

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar në rrjetet sociale se ka arritur marrëveshjen me Lirim Kastratin.

Pas aventurës në Videoton FC, 26 vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën te shkodranët. Kastrati mbulon pozicioni e sulmuesit të djathtë, çka do të thotë se do të jetë një forcë e shtuar në fazën ofensive.

Lojtari në fjalë numëron 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, ndërsa ka shënuar 1 gol.

Eksperiencat me Dianamo Zagreb dhe Legia Varshavë janë më të bujshmet:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen Lirim!”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot