Ulja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, Rubio takon Gjuriq – përmendet Kosova

- Bota Sot

Ulja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, Rubio takon Gjuriq – përmendet Kosova

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio priti sot në takim në Uashington ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriq.

Ata diskutuan mbi rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë e Hercegovinë, për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të përgatitur terrenin për rritje ekonomike dhe prosperitet.

SHBA është e përkushtuar për marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë që i shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona.

Në takim u dakordua që SHBA dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit të lëshuar nga zëdhënësja Tammy Bruce.



Lexoni të gjitha në Bota Sot