Zelensky thotë se Rusia duket më e prirur tani për një armëpushim

- Bota Sot

Zelensky thotë se Rusia duket më e prirur tani për një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se Rusia dukej “më e prirur” për një armëpushim, por detajet e një marrëveshjeje të mundshme janë me rëndësi të madhe dhe as Ukraina dhe as SHBA-ja nuk duhet të mashtrohen nga Moska.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i të dërguarit të tij të posaçëm Steve Witkoff me udhëheqësin rus Vladimir Putin të mërkurën dha “përparim të madh”, por Trump nuk dha detaje specifike.

Pas takimit, Zelensky pati një telefonatë me Trumpin, së bashku me aleatët evropianë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Ukraina patjetër do ta mbrojë pavarësinë e saj. Ne të gjithë kemi nevojë për një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Rusia duhet t’i japë fund luftës që ajo vetë e filloi”, tha Zelenskiy në X.

Trump, i cili ka sinjalizuar zhgënjim me Putinin në javët e fundit dhe i ka dhënë presidentit rus deri të premten për të bërë paqe me Ukrainën ose të përballet me sanksione më të ashpra, e cilësoi vizitën e Witkoff si shumë produktive. Por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se sanksionet dytësore që Trump ka kërcënuar kundër vendeve që bëjnë biznes me Rusinë pritet të zbatohen të premten.



Lexoni të gjitha në Bota Sot