Portali që merret me zbulimet arkeologjike, Arkeonews Archaeologists made a remarkable discovery in Kosovo: Evidence that the great Byzantine Emperor was of Dardanian origin - Arkeonews, njoftoi ditët e fundit se në Ulpianë, qytetin e lashtë të Kosovës, është zbuluar një mbishkrim i dytë me rëndësi dedikuar Perandorit Bizantin Justinianit dhe bashkshotrtes së tij, Perandoreshës Teodora. Në zbulimin e parë po aty, tre vjet më heret, grupi i arkeologëve ndërkombëtarë që kryesohet nga francezi Christophe Goddard dhe përfshin edhe arkeologët vendas Arben Hajdari e Milot Berisha, në hulumtimet e tyre shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda. Ai e përshkruan atë qytet si një qytet Dardan, në krahinën e Dardanisë. Qyteti dhe kisha, janë themeluar nga paraardhësi i Justinianit, Diokleciani në fillim të shekullit IV. Ekspertët thonë se mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë, ndërsa dëshmon afërsinë e perandorit Justinian ndaj provincës së origjinës së tij. Kisha e atjeshme, deri tani paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm të saj, sipas arkeologëve ndërkombëtarë e shqiptarë, thuhej në njoftimin e tre viteve më parë në lidhje me këtë zbulim të rëndësishëm, dy vjet më parë. Frank Shkreli: Pse jo, Republika e Dardanisë!? | Gazeta Telegraf
Mirëpo, në këtë ndërkohë, në qytetin e vjetër Ulpiana, rrënojat e të cilit gjënden jo larg Prishtinës, grupi i arkeologëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë – kryesisht arkeologë të Kosovës dhe Francës – kanë realizuar edhe një zbulim tjetër historik: një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe perandoreshës Teodora, mbishkrim që i referohet, pikërisht, ndërtimit të bazilikës ipeshkvënore në atë qytet të vjetër dardan. Këto mbishkrime, sipas ekspertëve vendas dhe të huaj, tregojnë qartë dhe vërtetojnë identitetin dhe afërsinë e Justianianit me vendlindjen e tij, Dardaninë. Njëkohsisht, këto zbulime, tregojnë gjithashtu njëherë e mirë -- për të gjithë ata që mund të kenë patur ose kanë gjithnjë dyshime – lidhjet e tija me Dardaninë e lashtë dhe rrënjët historike të identitetit dardan të shqiptarëve të sotëm në trojet e veta autoktone. Zbulimi i dytë i mbishkrimit të jashtzakonshëm në Ulpianë u njoftua, zyrtarisht, në faqën zyrtaree të Hajrulla Çekut, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kabinetin qeveritar të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti: “Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.” Njëkohësisht, Ministri Çeku, deklaron se me këtë rast në Kosovë, “Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet”, duke shtuar se “Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar”. Ndërsa vazhdon Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës, se njëherazi, po “Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteteve ndërkombëtare, studime e publikime”. Duke përfunduar njoftimin e tij mbi zbulimin e dytë të mbishkrimit dedikuar Perandorit Justinian e perandoreshës Teodora ai shkruan se, ndërkohë që “Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”. Thuhet, gjithashtu, se mbishkrimi i dytë ofron prova të reja të angazhimit të perandorit jo vetëm ndaj rindërtimit qytetar por edhe ndaj infrastrukturës fetare dhe shpirtërore, veçanërisht ndërtimit të një bazilike (ipeshkvënore) episkopale. Dedikimi i mbishkrimit të dytë si për Justinianin ashtu edhe për Theodorën nxjerr në pah gjithashtu trashëgiminë dhe ndikimin e përbashkët të çiftit në jetën fetare (të krishtër) të rajonit, theksohet mëtej në njoftim. Arkeologët që marrin pjesë në këto zbulime historike thonë se, “ato jo vetëm që konfirmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Justinianit në zhvillimin e qytetit, por edhe e vendosin Ulpianën në hartën historike si një qendër kyçe të jetës së hershme të krishterë në Ballkan”.
Por siç ndodh me çdo sukses në cilëndo fushë qoftë, pyetja lind nëse mjafton kaq, a po duhet bërë më shumë, sidomos, në këtë fushë dhe në këtë kohë, siç është arkeologjia dhe historia kombëtare arbëroro-ilire-shqiptare. E lenë pas dore për më shumë se 5-shekuj otomanizëm, dhe i mohuar dhe anashkaluar nga komunizmi sllavo-aziatik, i pa fe e atdhe. Por mbi të gjitha, ajo mbetet një histori e mohuar vazhdimisht dhe në një mënyrë indiferente, për të mos thenë të qëllimshme, deri në ditët e sotëme, e shkelur dhe e abuzuar nga fqinjtë pushtues, sllav, turq e grekë, për shekuj me rradhë. Prandaj, unë jam i mendimit dhe mbështes deklaratën e ditëve të fundit të Profesorin e historisë James Pettifer të Universitetit Oksford dhe eksperti njohur britanik dhe më gjërë për Ballkanin, i cili është shprehur duke reaguar ndaj lajmit për ubulimin e dytë të mbishkrimit kushtuar Perandorit Justinian dhe Perandoreshës Teodora se, “Kosova duhet ta informojë botën shumë më tepër rreth historisë së saj të lashtë”.
Profesori Pettifer bëri këtë reagim duke shpërndar shkrimin e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në lidhje me zbulimin e dytë në Ulpianën e lashtë të ekipit të arkeologëve nga Kosova dhe Franca. Profesori britanik, eskpert i historisë dhe punëve të Ballkanit Perendim or, e xilësoi subulimin e dytë në Ulqpianë si një, “Lajm vërtetë i mirë. Por Kosova duhet ta informojë botën shumë rreth historisë së saj të lashtë. Shumë pak libra apo edhe broshura të vlefshme janë të disponueshme në shumë vende të rëndësishme për momentin", ka shënuar eksperti britanik në faqën e tij të internetit.
Unë jam dakort me Ministrin Çeku se vitet e fundit vihet re një pëkushtim më i madh sa u përket zbulimeve arkeologjike në territorin dardan. Por mbështes edhe thirrjen e Profesorit të nderuar britanik James Petiffer se duhet bërë më shumë për të informuar botën mbi idetnitetin dhe origjinën e vërtetë të shqiptarëve. Nuk besoj se mjaftojnë, kur të merret parasysh baltosja e historisë së shqiparëve nga të huajt, vullneti dhe mjetet e shumta që kanë përdorur ndër shekuj e që përdorin dhe sot armiqët e Kombit shqiptar për të mohuar historinë dhe identitetin e shqiptarëve në trojet e veta autotokotone. Dardania nuk është as e Serbisë as e Turqisë, sipas pretendimeve të të huajve. Për këtë të vërtetë historike duhet të informohet bota por edhe shqiptarët të cilët ndoshta nuk janë të sigurt për idetnitetin dhe prejardhjen e tyre historike.