Mbrëmja e sotme është mjaft e rëndësishme për 2 nga ekipet e Superiores. Dinamo dhe Egnatia do të zbresin në fushë për të kërkuar rezultat në ndeshjet e parë të fazës së 3-të të Conference League.
Kështu gjithçka do të nisë me Egnatian. Rrogozhinasit do të sfidojnë Olimpija Ljubjana, takim ë do të luhet në orën 20:00 në Slloveni. Kampionët do të hyjnë në fushë për rezultat pozitive, me Edlir Tetovën që ka përgatitur gjithçka në detaje.
Ndërkohë vetëm 1 orë më vonë do të luajë Dinamo. “Blutë” do të sfidojnë Hajduk Split, duel që do të luhet në Kroaci.
“Nëndetësja” do të shpresojë që të ndihmohet nga fati për të marrë rezultat pozitiv ndaj gjigandëve kroatë.