Një sezon te Egnatia dhe me trofe në xhep

- Bota Sot

Një sezon te Egnatia dhe me trofe në xhep

Francois Dylis është zyrtarisht lojtar i Hapoel Hadera. Mbrojtësi që u shpall kampion me Egnatian do të nisë aventurën e re në klubin izraelit.

Rikujtojmë ishin vetë rrogozhinasit që vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin me futbollistin. Ishte një lëvizje e papritur nga kampionët, për mbrojtësin që u bashkua në janarin e vitit 2024.

Dylis kishte kontratë të vlefshme dhe për një sezon, por u vendos që ai të largohej nga Rrogozhina. Kujtojmë se 26-vjeçari është po ashtu pjesë e kombëtares së Haitit.

Egnatia e afronte atë si lojtar të lirë në janarin e vitit 2024. Kështu Dylis ishte pjesë e dy titujve kampion, një Kupë të Shqipërisë dhe po ashtu fitores së Superkupës. Në total mbrojtësi i qendrës numëroi 60 paraqitje ku dha dy asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot