Reali refuzon ofertën e gjigantit anglez për huazimin e Rodrygos

- Bota Sot

Reali refuzon ofertën e gjigantit anglez për huazimin e Rodrygos

Arsenali ka shfaqur interes të fortë për Rodrygo Goes të Real Madridit, duke propozuar një marrëveshje huazimi për anësorin 24-vjeçar brazilian me qëllim përforcimin e krahut të majtë të sulmit.

Pavarësisht investimeve prej afro 225 milionë eurosh këtë verë, trajneri Mikel Arteta kërkon ende përforcime kreative në mesfushë dhe sulm, me Rodrygon dhe Eberechi Eze të Crystal Palace në krye të listës.

Megjithatë, Real Madridi ka refuzuar qartë idenë e huazimit, me ose pa opsion blerjeje, duke e bërë të ditur se nuk është i interesuar për këtë lloj marrëveshjeje.

Rodrygo, i vlerësuar rreth 90 milionë euro, ka qenë i lidhur edhe me Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Tottenhamin gjatë këtij afati kalimtar.

Minutat e pakta të lojës nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe tani të Xabi Alonsos, me vetëm 22 ndeshje si titullar në La Liga sezonin e kaluar kanë rritur dyshimet mbi të ardhmen e tij në Madrid.

Ndryshimi taktik i Alonsos drejt një sistemi me dy sulmues, ku përparësi kanë Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Gonzalo García, ka shtyrë Rodrygon në plan të dytë, duke i dhënë Arsenalit shpresë për një marrëveshje.

Arsenali ka propozuar një huazim me mundësi blerjeje verën e ardhshme, që do t’i jepte lojtarit hapësirë për të rritur vlerën e tij në Ligën Premier, por Reali mbetet i prerë, vetëm shitje direkte ose një marrëveshje me fitim të menjëhershëm financiar. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot