Como kërkon dyfishin

- Bota Sot

Como kërkon dyfishin

Pas largimit të Heung-Min Son dhe dëmtimit të rëndë të James Maddison, Tottenham Hotspur është në kërkim të përforcimeve për repartin ofensiv.

Sipas raportimeve të Sky Sport, klubi londinez ka hedhur sytë nga talenti argjentinas Nico Paz, i cili aktualisht është pjesë e Como-s.

Spurs kanë bërë një ofertë që arrin deri në 40 milionë euro, por Como nuk ka ndërmend ta shesë futbollistin19-vjeçar për më pak se 60-70 milionë euro.

Kjo kërkesë e lartë vjen edhe për shkak të një klauzole të veçantë në kontratë: në rast shitjeje, 50% e shumës përfundon në arkat e Real Madridit, klubi që zotëron gjysmën e kartonit të lojtarit.

Nico Paz ka qenë ndër më të spikaturit në radhët e Como-s në muajt e fundit dhe konsiderohet një ndër talentet më premtues të futbollit argjentinas. Për momentin, oferta e Tottenhamit mbetet larg pritshmërive të klubit italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot