Flamurtari zhvillon miqësoren e radhës në Turqi!
Flamurtari ka zhvilluar miqësoren e radhës në Bolu të Turqisë, aty ku skuadra vlonjate po zhvillon fazën përgatitore në prag të startit të sezonit të ri.
Vlonjatët kanë barazuar pa gola 0-0 sfidën kundër GMG Kastamonuspor, skuadër që militon në kategorinë e tretë turke.
Kjo ishte miqësorja e tretë që Flamurtari ka zhvilluar në tokën turke. Vlonjatët fituan 1-0 përballë Turan-Tovuz IK, ndërsa barazuan 2-2 përballë Ankara Keciörengücü disa ditë më parë.