Shqiptari, i dyti shënues më i mirë në ligë që kur mbërriti

- Bota Sot

Shqiptari, i dyti shënues më i mirë në ligë që kur mbërriti

Ndoshta edhe ai vetë habitet sesi ka ndryshuar kaq shumë.

Në diçka më shumë se dy sezone që luan në Rusi, Mirlind Daku po arrin kulme gjithnjë e më të mëdhenj, dhe statistika më e fundit tregon se është thuajse më I miri për rrjetat në Premier Ligë.

Mediat ruse shkruajnë se sulmuesi kuqezi ka arritur në 28 gola në kampionat për Rubinin, duke qenë I dyti në këtë renditje, që kur ka vënë këmbë në këtë vend.

I pari është sulmuesi I Zenitit të Shën Peterburgut, Mateo Kasierra me 31 goditje të sakta në rrjetë.

Gjithsesi, ritmi I Dakut është I tillë që ai do të mundë ta lerë pas yllin nga Kolumbia që luan në Rusi nga viti 2021, pra është më shumë i përshtatur me futbollin e vendit.

Ai e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, me 3 gola e një asist në vetëm tri ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe një herë në Kupën e Rusisë.

Interesant fakti se goditja ndaj Orenburgut ishte e para e saktë në Kupën e Rusisë, e cila nuk ka qenë konkurrimi i tij i preferuar.

Për momentin, Daku është Këpuca e Argjendtë virtuale e kampionatit rus, pas sulmuesit Vadim Rakov të ekipit Krilia Sovjetov që ka 4.



Lexoni të gjitha në Bota Sot