Man Utd i cakton një çmim të ri Garnachos pas transferimit të Seskos

- Bota Sot

Man Utd i cakton një çmim të ri Garnachos pas transferimit të Seskos

Manchester United raportohet se i ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh Alejandro Garnachos, mes interesimit gjithnjë e më të madh nga Chelsea. 

Anësori argjentinas pritet të largohet nga ‘Old Trafford’ këtë verë, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ janë shumë pranë transferimit të sulmuesit Benjamin Sesko nga RB Leipzig. 

21-vjeçari është udhëzuar nga trajneri Ruben Amorim të gjejë një klub të ri, çka e bën largimin e tij pothuajse të pashmangshëm. 

Megjithatë, Garnacho ka bërë të qartë se i vetmi destinacion që pranon këtë verë është Chelsea, përveç qëndrimit te Manchester United, nëse situata ndryshon. 

Sipas The Athletic, Chelsea tashmë ka intensifikuar bisedimet për transferimin e yllit argjentinas. 

Minutat e Garnachos pritet të zvogëlohen ndjeshëm nëse qëndron në klub, për shkak të afrimeve të shumta që ka bërë United gjatë verës. 

Skuadra tashmë ka siguruar shërbimet e Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha, ndërsa marrëveshja për Sesko është thuajse e mbyllur. 

Konkurrenca e shtuar në repartin ofensiv e vë në pikëpyetje serioze të ardhmen afatgjatë të Garnachos te klubi. 

Gjithashtu, Garnacho ishte mes pesë lojtarëve që iu bashkuan me vonesë fazës përgatitore, ndërsa thirrja publike e Amorimit për largimin e tij nënkupton se nuk bën pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot