Srgjan Nediq ishte paraparë që të luante në ndeshjen e nesërme, por klubi Vukovari nuk e fali skandalin e tij pasi që ndiqte profile si "Çetniki 1941" në Instagram.
Fotografia e profilit të kësaj faqeje e ka flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës. Në përshkrimin e kësaj faqeje në çirilicë shkruan “Patriotizëm dhe dashuri për mbretin dhe atdheun. Kosova është Serbi”.
“Mes problemeve në pozicionin e portierit, Vukovari tani po përballet me vështirësi shtesë. Ekipi i ri i ligës së parë do të luajë në Maksimir në raundin tjetër, kundër Dinamos, dhe në atë ndeshje nuk do të llogarisë te Antoni Ghakoviq, i cili u lëndua në raundin e parë, në ndeshjen kundër Lokomotivës.
Edhe pse fillimisht u përmend se portieri aktual i të rinjve Srgjan Nediq do të ishte në portë, Marino Bulat do të mbrojë në vend të tij”, shkruan media kroate “24 sata”.
"HNK Vukovar 1991 dëshiron të informojë publikun se, menjëherë pasi mësoi për veprime që nuk janë në përputhje me vlerat dhe standardet e klubit tonë, mori masa vendimtare dhe e ndërpreu kontratën me lojtarin Srgjan Nediq.
Si një klub i bazuar në respekt, përgjegjësi dhe integritet, ne besojmë se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk përfaqëson vlerat për të cilat ne përfaqësojmë", thuhet mes të tjera në njoftimin e klubit.