Dinamo e Ilir Dajës luan sot në stadiumin ”Poljud” të Splitit duelin e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës përballë Hajdukut vendas.
Një sfidë që padyshim sheh ekipin kroat si favorit për të kaluar turin.
Por blutë duan të lënë shenjë pas rikthimit të tyre pas shumë vitesh në Europë dhe shpresojnë që nën drejtimin e Ilir Dajës, të dhurojnë një surprizë në Kroaci.
Tekniku ka bërë disa lëvizje në rreshtim për shkak të lamtumirës së Mandelës, si dhe ndëshkimit me karton të kuq të Karamba në turin e mëparshëm.