Ten Hag pranon sfidën

- Bota Sot

Ten Hag pranon sfidën

Trajneri Erik ten Hag ka pranuar se Leverkusen është ende në një fazë rindërtimi pas largimit të emrave të rëndësishëm.

Përveç Florian Virtc dhe Granit Xhakës, gjatë verës janë larguar edhe Xhonatan Tah dhe Xheremi Frimpong. Dhjetë lojtarë të rinj janë afruar, por Ten Hag thekson se duhen ende përforcime:

“Do të duhet të ndërtojmë një epokë të re. E dimë se kjo do të kërkojë kohë për të ndërtuar një ekip tërësisht të ri.

Po punojmë në këtë drejtim,” shpjegoi holandezi.

“Konturet e para janë tashmë të dukshme dhe tani duhet të ndërtojmë mbi to.

Ka ende dobësi të dukshme. Duhet të forcojmë disa pozicione në mënyrë që të arrijmë objektivin tonë për të përfunduar në top 4.” Leverkuseni ka edhe një ndeshje miqësore përpara nisjes së sezonit: përballë Çelsit, ndërsa sezoni zyrtar nis më 15 gusht kundër Sonenhof në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot