Sezoni i kaluar i Ligës Premier (2024/25) përfundoi me triumfin e Liverpoolit nën drejtimin e trajnerit debutues, Arne Slot.
Dhe ndërsa po afrohet fillimi i sezonit të ri, tifozët po ndjekin me vëmendje transferimet e mëdha të skuadrave të tyre të preferuara, duke u përpjekur të parashikojnë kush do të jetë mbajtësi i ardhshëm i titullit.
Tashmë edhe super kompjuteri Opta i është bashkuar këtyre parashikimeve, duke përdorur teknologji të avancuar dhe të dhëna statistikore për të krijuar një model të saktë të renditjes së mundshme për sezonin 2025/26.
Lajmet nuk janë aspak të mira për tifozët e Manchester United. Sipas Opta-s, “Djajtë e Kuq” nuk pritet të hyjnë as në top-10.
Pas një sezoni zhgënjyes ku përfunduan në vendin e 15-të, United parashikohet të ngjitet vetëm deri në pozitën e 12-të.
Edhe Tottenham Hotspur, fitues i Ligës së Evropës sezonin e kaluar, nuk qëndron shumë më mirë në projeksionin e Opta-s. Ata pritet të kalojnë nga vendi i 17-të në të 14-tin.
Në anën tjetër, favoritët për titullin e Ligës Premier janë:
Liverpool – 28.5 për qind shanse për titull;
Arsenal – 24.3 për qind;
Manchester City – 18.8 për qind;
Chelsea – 8.4 për qind.
Sipas super kompjuterit, Liverpool shihet si kampion i mundshëm i sezonit 2025/26, falë një merkatoje mbi mesataren dhe stabilitetit në skuadër. Opta beson se “The Reds” kanë të gjitha gjasat ta mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.
Renditja e parashikuar nga Opta do të publikohet në ditët në vijim, dhe do të jetë interesante të shihet sa afër realitetit do të jetë ky projeksion teknologjik.