Tefik Çanga, anëtar i ri i Ligës së Parë së Kosovës, ndahet baras me rezultat 1:1 me Ferizajn.
Kjo ndeshje miqësore iu shërbeu trajnerëve për të pa formën e secilit futbollist.
“Ka përfunduar baras me rezultat 1:1 ndeshja kontrolluese mes FC Ferizaj dhe KF Tefik Çanga.
Golin për skuadrën tonë e realizoi Lone Dintwa.
Vetëm katër ditë më parë, skuadra jonë zhvilloi një tjetër miqësore ndaj KF Ramiz Sadikut, që përfundoi me rezultat 3:3:, njofton KF Tefik Çanga.