Egnatia befason Olimpinë në Lubjanë

- Bota Sot

Egnatia befason Olimpinë në Lubjanë

Skuadra shqiptare, Egnatia nga Rrogozhina, kthehet me rezultat të mirë nga Lubjana, duke luajtur baras (0:0) me Olimpinë, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve të Conference League.

Skuadra shqiptare u mbrojt mirë duke arritur qëllimin që mos të pësojnë gol nga ky rrugëtim i gjatë.

Skuadra sllovene e pati rastin më të mirë në minutën e 68-të.

Futbollisti Tamm nuk ishte i saktë nga penalltia duke gjuajt jashtë portës së majtë.

Egnatia ka rast të mirë që në ndeshjen e kthimin në Shqipëri, të eliminojnë skuadrën sllovene.



Lexoni të gjitha në Bota Sot