Presidenti i klubit rumun Steaua, Gigi Becali, lajmërohet pas ndeshjes me kampionin e Kosovës, Drita.
Steaua mezi ka fituar e me fat sportiv me rezultat 3:2 ndaj Dritës në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve të Europa League.
"Bëra një gabim me Edjoumën. Duhet ta kisha mbajtur në skuadër. Bëra një gabim duke mbajtur Ştefanescun dhe Gheorghițan, dhe duke e larguar Edjoumën.
Thashë që Gheorghiță është një lojtar premtues dhe le ta mbajmë", tha Becali.