Skuadra e Dinamo së Tiranë përkundër angazhimit nuk ia doli të kthehet me rezultat të favorshëm nga stadiumi "Polud" në Split.
Hajduku ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dinamos, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Conference League në futboll.
Dinamo avancoi me golin e futbollistit Bregu.
Ky gol i minutës së 47-të nuk i mjaftoi skuadrës shqiptare.
Hajduku e përmbysi epërsinë e rivalit në pjesën e dytë.
Golat i realizuan Durdov (49} e Sanyang (63’).
Adrion Pajaziti u paraqit nga minuta e parë për Hajdukun.
Dinamon e pret punë e madhe në Tiranë për të përmbysur rezultatin e skuadrës së famshme kroate.