Tutje, ai është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore.
“…nga ana profesionale është dashur të kuptohet mirësia nga ana njerëzore që unë sot të jem në Spitalin Amerikan, sepse këtë termin e kam pasur të planifikuar një muaj më parë dhe më është dashur patjetër të shkoj, për shkak se jam në përfundim të kalimit në dializë, përdor terapi shumë të rëndë, e më keq se kjo nuk gjendet në Kosovë”, ka deklaruar ai. Gjithashtu, Krasniqi ka përmendur edhe falënderimet që ka marrë nga FBI:
“Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së në Amerikë për shkak të luftës kundër terrorizmit, por kam edhe 50 falënderime e mirënjohje nga shteti i Kosovës”, thuhet të ketë deklaruar në fund. Paraprakisht, mbrojtësi i Krasniqit, avokati Berisha, ndër të tjera ka deklaruar para gjykatës se kërkesa për paraburgim e Prokurorisë nuk ka të bëjë me ndonjë krim të kryer nga Krasniqi, por është kërkesë për promovim e e mbështjellë me ngjyrën e karrierizmit dhe petkun e Prokurorisë.