Laporta shpalos dëshirën e madhe, kërkon përplasjen e dy gjigantëve në Ligën e Kampionëve

- Bota Sot

Laporta shpalos dëshirën e madhe, kërkon përplasjen e dy gjigantëve në Ligën e Kampionëve

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka vlerësuar PSG-në si një nga dy skuadrat më të forta dhe më të bukura për t’u parë sezonin e kaluar, krahas Barcelonës. Ai ka shprehur dëshirën që dy gjigantët të përballen këtë sezon për të përcaktuar “cilët janë më të mirët”.

“Mendoj se dy skuadra, mes tyre PSG-ja, bënë shumë mirë sezonin e kaluar, fituan Ligën e Kampionëve, fituan kampionatin francez dhe ofruan futboll të bukur me një trajner shumë të mirë, lojtarë të shkëlqyer dhe një ekip fantastik. Fatkeqësisht, nuk patëm mundësinë të luanim kundër tyre, por është një ndeshje që bota e futbollit ende e pret. Mendoj se ishim dy skuadrat më konkurruese dhe në formën më të mirë sezonin e kaluar. Shpresoj që të përballemi këtë sezon për të parë se cila është më e mira, duke respektuar të gjitha klubet e tjera, sepse mund të shfaqet edhe ndonjë tjetër që do të luajë futboll të bukur”, theksoi Guardiola për ‘CNN’.

“Në aspektin e futbollit, të gjithë ata që e duan këtë sport e panë se Barcelona dhe PSG ishin ekipet më në formë dhe që ofronin futbollin më të mirë në botë. Por, për fat të keq, nuk patëm mundësinë të luanim finalen kundër tyre në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, të organizuar nga UEFA, të kemi këtë mundësi sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

Laporte përgëzoi presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, për formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

“E përgëzoj Aleksander Čeferin si president të UEFA-s, sepse ai ka krijuar një format që e përmirëson garën. Čeferin është një njeri i aftë që e njeh futbollin dhe besoj se edhe ai e shijon këtë kompeticion.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot