Tetova: Kundërshtar i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

- Bota Sot

Tetova: Kundërshtar i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

Egnatia ia doli të merrtë një barazim në Slloveni ndaj Olimpija Ljubjana.

Duel ky i vlefshëm për raundin e 3-të të Conference League.

Edlir Tetova ka folur për mediat pas kësaj sfide.

Timonieri i kampionëve ka theksuar se kundërshtari ishte shumë i fortë, por barazimi është një rezultat mjaft pozitiv.

Ndër të tjera beson se ekipi i tij ka shanse reale për të tentuar kualifikimin për në “Play-Off”.

“Një ndeshje e vështirë dhe kemi një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit. Olimpija është një ekip i mirë, por jemi optimistë se do të kualifikohemi”, ka theksuar shkurtimisht Tetova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot