Skuadra e Ballkanit mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Shamrock Rover, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Conference League, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Me fitoren e klubit kosovar, Superliga e Kosovës ka pasur një rritje në ranglistën e UEFA-s.
Kosova tani ka kaluar Kazakistanin dhe Bsonjën dhe gjendet në pozitën e 37-të.
Kujtojmë se Liga e Kosovës momentalisht ka dy skuadra në garat e UEFA-s: Dritën, që u mposht nga FCSB-ja mbrëmë 3:2 dhe Ballkanin, që fitoi 1:0 ndaj Shamrock Roversit.
Çdo fitore, çdo sukses i japin Superligës pikë të vlefshme në ranglistën e UEFA-s.