Guardiola gati të përfitojë

- Bota Sot

Guardiola gati të përfitojë

Javët e mbetura deri në mbylljen e merkatos pritet të jenë me tension të lartë në kampin e Paris Saint-Germain.

Klubi parisien ka finalizuar marrëveshjen për transferimin e portierit Lucas Chevalier nga Lille, ku ai ka mbrojtur portën gjatë tre sezoneve të fundit. Ky hap e vendos në diskutim të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.

Portieri i kombëtares italiane, i përfshirë së fundmi në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë” dhe në atë për çmimin “Yashin”, ka kontratë me PSG deri në vitin 2026, por bisedimet për rinovim janë në ngërç të plotë. Investimi prej 40 milionë eurosh për Chevalier tregon qartë se drejtuesit parisienë po mendojnë për një ndryshim në portë.

PSG duhet të vendosë nëse do të përpiqet ta shesë Donnarumman që tani për të përfituar financiarisht, ose do ta mbajë edhe një sezon, duke rrezikuar ta humbasë si lojtar të lirë verën e ardhshme.

Fillimisht u përfol për Chelsea, por aktualisht pistat më të forta janë Bayern Munich dhe, mbi të gjitha, Manchester City. Trajneri Pep Guardiola e vlerëson shumë portierin italian dhe, pavarësisht se City sapo ka rikthyer James Trafford nga Burnley, mundësia për të pasur Donnarumman në skuadër është joshëse.

Nëse PSG do të pranonte një ofertë prej 25-30 milionë eurosh, anglezët mund të vepronin menjëherë; përndryshe, do të prisnin ta firmosnin verën e ardhshme si lojtar të lirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot