Dikur llogaritej Messi i ri te Barcelona

- Bota Sot

Dikur llogaritej Messi i ri te Barcelona

Alen Haliloviq dikur konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të Kroacisë. 11 vjet më parë, ai u largua nga Dinamo Zagrebi për në Barcelonë në një transferim me vlerë pesë milionë euro.

Te Barça llogaritej si talenti më i madh i gjeneratës dhe kishte shpresë se mund të jetë pasardhësi i Messit.

Por Haliloviq asnjëherë nuk tregoi klasin e lartë, për çka Barcelona e shiti atë te HSV në vitin 2016 për pesë milionë euro.

Edhe pasi u transferua në Gjermani, karriera e tij vazhdoi në të njëjtin drejtim.

Ai ishte kryesisht i huazuar dhe arriti të bënte më shumë paraqitje gjatë asaj periudhe te Las Palmas, ku e veshi fanellën 39 herë.

Ai u bashkua me skuadrën holandeze Fortuna Sittard si agjent i lirë, ku luan edhe sot.

Futbollisti kroat tani pritet karrierën ta vazhdoi te Qarabag në Azerbajxhan. Lojtari ka mbushur 29 vite jetë dhe në kulmin e karrierës pritet të ketë rënie në nivelin e skuadrave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot