Xhuliano Skuka mungon në stërvitje

- Bota Sot

Xhuliano Skuka mungon në stërvitje

Duket se problemet dhe “hallet” te Partizani në këtë sezon nuk kanë fund. Xhuliano Skuka ka munguar në stërvitjen e fundit të skuadrës për shkak dëmtimi.

Një dëmtim që e mori që në seancat e para të stërvitjes të udhëhequr nga Mladen Milinkoviq.

Sulmuesi do të mungojë disa ditë, derisa të rikuperohet.

Ndërkohë stafi beson se lojtari pritet të jetë gati për duelin e parë të Superiores me Vorën. Sfidë e cila është parashikuar të luhet më 23 gusht në orën 17:00 në “Arenën e Demave”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot