Trajneri i njohur e "kap mat": Teknisht je gabim

- Bota Sot

Trajneri i njohur e "kap mat": Teknisht je gabim

Vllaznia po zhvillon ende përgatitjet përpara se të nisë sezoni i ri.

Pavarësisht se u eliminuan nga Vikingur në rrugëtimin për Conference League, shkodranët dalin në stërvitje në prag të sezonit të ri.

Gjithashtu në stërvitje është paraqitur edhe portieri i ri, Rezart Bunjaj. Vetë Vllaznia ka publikuar në rrjetet sociale të klubit një fotografi të portierit 20-vjeçar teksa stërvitet me shokët e ekipit.

Por pozicionimi i Bunjajt si portier, teksa shoku i ekipit po godet topin, nuk i ka pëlqyer aspak Dashnor Hasanit.

“Teknikisht je gabim o Portier...”, komenton Hasani në faqen zyrtare të Vllaznisë duke kritikuar 20-vjeçarin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot