Futbollisti Andri Stafa rikthehet te skuadra me renome Liria e Prizrenit.
Mesfushori ka përvojë të mirë në klubet shqiptare dhe në Kosovë.
Liria që synon rikthimin në elitën e futbollit ë Kosovës, e ka prezantuar futbollistin.
:FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e mesfushorit Andri Stafa, një futbollist me përvojë dhe cilësi që tashmë i bashkohet sërish familjes bardhezi.
Pas një rruge të gjatë dhe të pasur në futbollin shqiptar e kosovar, me fanellat e klubeve si KF Tirana, KS Burreli, KF Llapi, Flamurtari FC dhe KS Besa, Andri vendos të kthehet atje ku ndjen që i përket — në Prizren, te FC Liria.
Me njohjen që ka për klubin dhe tifozët tanë të zjarrtë, besojmë se do të jetë një shtyllë kyçe për skuadrën tonë në sezonin e ri”, - njofton FC Liria.