Shkëndija shpartallon Shkupin!
Shkëndija e Tetovës ka nisur mbrojtjen e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut me një fitore shumë bindëse përballë Shkupit në ndeshjen e javës së parë të kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri, edhe pse me shumë zgjedhje të dyta në fushë për shkak të lënies pushim të titullarëve që aktivizohen në ndeshjet në Europë, ia ka dalë të fitojë në këtë sfidë me lehtësi.
Ramadani dhe Zejnullai shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte një dygolësh i Ibraimit dhe një tjetër i shënuar nga Latifi që vulosën suksesin e pastër të tetovarëve, me kryeqytetasit të cilët shënuan golin e nderit me Hajvalin.