Reagon Ter Stegen

- Bota Sot

Reagon Ter Stegen

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen.

Deklarata e Marc-André Ter Stegen:

“Këto muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua, si fizikisht ashtu edhe personalisht. Prioriteti im ka qenë gjithmonë të kthehem në fushë dhe të ndihmoj ekipin.”

“Vendimi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale u mor me profesionistë mjekësorë dhe u miratua nga Klubi, me qëllim mbrojtjen e karrierës sime afatgjatë.”

“Ka pasur shumë spekulime të pabaza. Dua të sqaroj se të gjitha nënshkrimet dhe rinovimet u përfunduan para ndërhyrjes sime kirurgjikale. Është e padrejtë të sugjerohet se dëmtimi im është përdorur për të regjistruar të tjerë.”

“Gjithmonë kam vepruar me profesionalizëm dhe respekt. E dua shumë Barçën, këtë qytet dhe tifozët. Angazhimi im ndaj Klubit është absolut.”

“Jam gati të bashkëpunoj me menaxhmentin e Klubit për ta zgjidhur këtë situatë në mënyrë konstruktive.”

“Shumë gjëra mund të kenë ndryshuar, por një gjë nuk do të ndryshojë kurrë: dashuria per Barcelonën. Ju dua, tifozë!”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot