Bylisi ka zyrtarizuar blerjen më të re në këtë sesion të merkatos.
Mbrojtësi Mohamed Mousa Koita ka firmosur me klubin ballshiot.
“Bylis ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e mbrojtësit të qendrës nga Mali, Mohamed Mousa Koita.
Lojtari i datëlindjes 3 Nëntor 2006, vjen në klubin tonë pas eksperiencës në kampionatin tunizian dhe është me mjaft perspektivë, duke u konsideruar si një afrim i goditur në prapavijën tonë, për të tashmen por edhe për të ardhmen.
I urojmë mirëseardhjen mbrojtësit shtatlartë Mohamed Koita dhe suksese me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakstriot.