Federata e Futbollit e Kosovës prezantoi sot sistemin digjital “My FFK” para delegatëve të Superligës dhe Ligës së Parë.
Ky sistem modern do të zbatohet nga edicioni i ri që nis më 16 gusht, duke rritur efikasitetin dhe transparencën, sipas FFK-së.
“Federata e Futbollit e Kosovës organizoi sot takimin me delegatët e Superligës dhe Ligës së Parë, në prag të edicionit të ri të garave”, thuhet në postimin e FFK-së në Facebok.
“Fokusi ishte tek sistemi modern dixhital ‘My FFK’ që do të zbatohet në tërësi nga edicioni i ri që nis më 16 gusht”.