Një person ka vdekur në fshatin Mushnikovë të Prizrenit pasi ra nga një lartësi.
Në raportin 24-orësh, Policia thotë se viktima ka ren aksidentalisht nga lartësia.
“Raportohet se viktima mashkull aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.