Dinamo e Zagrebit ka marrë fitoren e dytë në po aq ndeshje kampionat.
Klubi kroat ka mposhtur me shifrat 3-0 Vukovarin mbrëmjen e djeshme.
Arbër Hoxha e ka nisur nga stoli sfidën, duke u aktivizuar në minutën e 69.
Por pak kohë i ka mjaftuar për t’u shfaqur protagonist.
Hoxha dha asist në minutën e 77, atëherë kur Kulenoviçi shënoi golin e 3-të dhe të fundit të takimit.