Koçoski sërish pjesë e Struga Trim Lum

- Bota Sot

Koçoski sërish pjesë e Struga Trim Lum

Valentin Koçoski pas dy viteve, rikthehet sërish të luaj me skuadrën e Struga Trim Lum…

"Valentin Koçoski sezonin e ri futbollistik do të luaj sërish me skuadrën e Struga Trim Lum.

Mesfushori ofenziv rikthehet kështu të luaj edhe njëherë tjetër me ekipin tonë pas gati dy viteve të plota, pas aventurave që kishte me Voska Sport dhe së fundmi me Sileksin.

Do të jetë kjo hera e tretë që Koçoski do të veshë fanellën e Struga Trim Lum, pasi i njëjti në dy periudha të ndryshme për tre vite kishte qenë pjesë e jona.

Koçoski, që në Ligën e Parë numëron afërsisht 200 ndeshje, me fanellën e Struga Trim Lum ka luajtur plotë 80 ndeshje, përfshirë këtu edhe 4 ndeshje në kuadër të garave europiane.

28-vjeçari firmosi kontratë dy vjeçare nën prezencën e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku, i cili njëherit i uroi mirëseardhje në folenë e tij të vjetër.

Valentin Koçoski është federuar me kohë në Federatën e Futbollit vendor, ashtu që i njëjti do të ketë të drejtë loje që në takimin e nesërm kundër Makedonija GJ.P, me të cilën ndeshje edhe zyrtarisht startojmë ndeshjet e sezonit të ri futbollistik, 2025/26", njofton FC Struga Trim Lum.



Lexoni të gjitha në Bota Sot