Një zviceran do të gjykojë në sfidën Egnatia – Olimpija Lubjana

- Bota Sot

Një zviceran do të gjykojë në sfidën Egnatia – Olimpija Lubjana

Egnatia do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference Leagaue.

Më 14 gusht, rrogozhinasit do të presin në “Egnatia Arena” Olimpija Lubjana.

Takim që është programuar të startojë në orënn 21:00 dhe është i vlefshëm për raundin e 3-të, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0.

Për këtë përballje UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.

Kështu kryesorë do të jetë një zviceran.

Bëhet fjalë për Urs Schnyder, i cili do të ndihmohet nga Marco Zurcher dhe Benjamin Zurcher.

Arbitër i 4-t do të jetë Sven Wolfersberger, teksa VAR-i i besohet Lionel Tschudi dhe në AVAR është vendosur Johannes von Mandach.



Lexoni të gjitha në Bota Sot