Anglia “damkos” huliganët, ja si identifikohen tifozët më të dhunshëm

- Bota Sot

Anglia “damkos” huliganët, ja si identifikohen tifozët më të dhunshëm

Një spray i padukshëm që mbetet mbi personin që e shënjon për muaj të tërë në rroba dhe lëkurë: ky është inovacioni më i fundit teknologjik që po testohet nga policia angleze në League Two (divizioni i katërt), duke filluar me përballjen Crewe Alexandra-Port Vale marsin e kaluar, për të identifikuar tifozët më të dhunshëm.

Disa tabloide, përfshirë Times dhe The Sun, kanë raportuar për këtë çështje, duke shtuar disa detaje. Spray-i quhet “SelectaDNA” dhe bazohet në një tretësirë ADN-je të koduar në mënyrë unike, e padukshme për syrin e njeriut dhe që nuk dëmton veshjet ose lëkurën, por e dallueshme nën dritën ultravjollcë për disa muaj.

Qëllimi është të identifikohen dhe shënjestrohen më lehtë veprat penale të huliganëve, të cilat janë në rritje në League Two.

“Ky mjet i ri do të bëjë një ndryshim të madh, duke ndihmuar në identifikimin dhe pengimin e kriminelëve që ndjekin ndeshjet e futbollit”, tha për The Times Mark Roberts, shefi i policisë dhe kreu i policisë së futbollit në Angli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot