Partizani njofton se sulmuesi Albers Keko, që u dëmtua në ndeshjen e parë kundër Nome Kalju në Conference League, është operuar. Lojtari iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale, që përfundoi me sukses.
Keko do të nis pas disa ditësh pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit.
“Albers Keko ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e parë ndaj Nome Kalju.
Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit kryqytetas.