Newcastle bllokon transferimin e Isak te Liverpooli

- Bota Sot

Newcastle bllokon transferimin e Isak te Liverpooli

Alexander Isak megjithatë do të qëndrojë te Newcastle Unitedi.

Këtë vendim ia njoftoi klubi bardhezi suedezit, duke bllokuar largimin e tij nga skuadra këtë afat kalimtar.

Isak, gjatë tërë këtij afati kalimtar është lidhur me një transferim te kampionët anglez, Liverpool.

Por ishte vetë Newcastle ajo që po e kundërshton këtë lëvizje, me lojtarin suedez që flitet se është i frustruar me klubin rreth këtij vendimi.

Isak, ishte një nga lojtarët kryesorë të “Laraskave”, sezonin e kaluar ku ka arritur të shënojë 27 gola në 42 paraqitje, duke fituar “Carabao Cup” si dhe ka arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot