Tre blerjet e mëdha të Unitedit

- Bota Sot

Tre blerjet e mëdha të Unitedit

Manchester United po zhvillon ndeshjet e fundit miqësore para fillimit të sezonit të ri në Premierligë.

Ata po përballen ndaj Fiorentinës në kuadër të “Snapdragon Cup”.

Pak para fillimit të ndeshjes, ata prezantuan 3 blerjet e tyre të reja, Benjamin Sesko, Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha para tifozëve vendas.

Kjo është edhe përballja e parë e David De Geas ndaj “Djajve të Kuq”, pas largimit të tij 2 vite më parë.

Rezultati aktual i ndeshjes mes Manchester Unitedit dhe Fiorentinës është 1:1.



Lexoni të gjitha në Bota Sot