Struga Trim Lum synon fitore në hapje të edicionit të ri të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe Makedonija GP luhet sot në orën 17:30.
Ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbit pret ekipin e Makedonija GJP, kjo e fundit e rikthyer në elitë.
Futbollisti Besmir Bojku tha se janë gati për sfidën.
"Është e qartë se na pret një ndeshje e vështirë. Të gjithë ne në Struga Trim Lum e dimë këtë.
Po luajmë kundër një ekipi me traditë të gjatë, me lojtarë me përvojë. Nga ana tjetër, duam ta nisim sezonin e ri me tre pikë.
Mendoj se kemi punuar mirë në përgatitje, jemi të përgatitur maksimalisht dhe se do të luajmë një ndeshje të mirë dhe sigurisht që uroj fitore", tha mesfushori i Strugës TL për mediumin maqedonas "SportSport".
Ndeshja tjetër që luhet sot është në Kumanovë, mes Bashkimit dhe Arsimit.