U aksidentua ditë më parë, ndërron jetë i riu nga Deçani

- Bota Sot

U aksidentua ditë më parë, ndërron jetë i riu nga Deçani

Ka humbur jetën Art Dervishaj nga Kotradiqi i Deçanit, i cili u aksidentua ditë më parë.

Për shkak të plagëve të marra, i riu u shtrua në spital për trajtim. Megjithatë, fatkeqësisht, Arti nuk mundi t’iu mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë sot.

Mediat lokale e kanë konfirmuar lajmin e hidhur të humbjes së tij.

Detajet mbi ceremoninë mortore ende nuk janë bërë të ditura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot