Sulmuesi Itodo Mandela ka debutuar me humbje te skuadra e Metalist 1925, që mesditën e sotme u mposht nga Kryvbas me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të elitës së futbollit ukrainas.
Vlen të theksohet fakti se në fushën e lojës zbritën plot 3 ish-sulmues të Superiores, të cilët janë pjesë e Metalist 1925.
Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Partizanit, Kristian Mba, që e nisi ndeshjen si titullar, duke i lënë vendin Itodo Mandelës në minutën e 57-të, si dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ermir Rashica, që në këtë përballje u aktivizua nga stoli po në minutën e 57-të, në vendin e Ari Moura, por pa mundur të linte gjurmë.
Duelin e radhës në kampionat, skuadra e Metalist 1925 do e luajë sërish në transfertë, kësaj here përballë do të ketë nënkampionët e Oleksandrias. Një tjetër transfertë delikate për Rashicën, Itodon dhe Mba-në.